Qeveria e Gjeorgjisë ua ka ndaluar zyrtarëve qeveritarë të voziten në automobila me ngjyrë të zezë.

Kryeministri Giorgi Kvirikashvili tha se ky hap paraqet fundin e erës së xhipave të zi dhe kalimin në transportin e pranueshëm shoqëror.

Të gjitha shërbimet shtetërore janë të obliguara të paraqesin planin për blerjen e veturave të reja, ndërsa një pjesë e flotës do të jenë modele të pranueshme ekologjike.

Në fillim të këtij viti, Turkmenistani ndaloi përdorimin e automobilave të zi për të gjithë qytetarët, por arsyeja në këtë shtet ishte ndryshe- ngjyra e zezë “shkakton” aksidente. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re