Duket se shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një nga zërat që nuk e kundërshton marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një intervistë për “La Stampa”, Kadare shprehet se “nuk e kuptoj ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”.

Marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit, Kadare e konsideron si gjëra të vogla që ndodhi midis dy shteteve që janë të bashkuar tanimë.

“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, thotë midis të tjerash Kadare.

Pyetjes nëse është e drejtës ndalosh emigrantët jashtë Evropës, ai thotë: “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re