Pandemia e koronavirusit është kthyer në një provë të ashpër të unitetit të BE-së dhe një qytet i vogël kufitar gjerman po e provon aktivisht atë.

Zyrtarët kanë dhënë alarmin për indidente agresioni të vendasve ndaj vizitorëve nga Franca. Banorët e Gersheim kanë jetuar krah për krah me francezët për më shumë se dy dekada, duke kaluar kufirin simbolik midis dy vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pa e vënë re edhe atë.

Por në mes të marsit ky kufi u bë i vërtetë, pasi Gjermania e Franca mbyllën kufijtë në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.Përjashtimet e bëra ishin vetëm për dërgimin e mallrave dhe të huajt që jetonin jashtë vendit, por që kishin punë të përditshme brenda Gjermanisë.

Sidoqoftë, të ashtuquajturit udhëtarët ndërkufitar nuk ishin të mirëpritur në Gersheim.Shqetësimet shëndetësore tejkaluan shpejt miqësinë për vendasit, të cilët mësuan nga lajmet se ata ishin pranë rajonit më të prekur nga Covid-19 në Francë. Ndërsa matanë kufirit numri i viktimave ishte 2000, në Saarland numri ishte vetëm 40.Sipas raportimeve, francezët janë fyer në rrugë, supermarkete e farmaci. Disa ishin pështyrë dhe ndaj disa të tjerëve ishte hedhur vezë.Konsullja francez në Saarland, Catherine Robinet, konfirmoi shpërthimet agresive kundër bashkatdhetarëve të saj, duke thënë se “ekziston një atmosferë e tensionuar në disa vende afër kufirit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re