Është ndër të paktat plazhe që ka mbetur siç është krijuar.

Me një det kthjellët, rërë të pastër e kurative, me pyllin pranë, plazhi i Hidrovorit në Vlorë po zbulohet nga turistët.

Janë kryesisht Gjermanë.

“Jam nga Gjermania, sa kam mbërritur me vajzat dhe do të qëndroj gati për një muaj”, ka thënë turisti.

E duan këtë plazh për qetësinë. Thonë se njerëzit aty janë të paktë dhe kaq shumë hapësire zor se e gjejnë në vendin e tyre.

“Jam nga Gjermania prej dy ditësh ndodhem në këtë  plazh, është fantastike nuk e njihnim më parë këtë zonë”, ka thënë ajo.

Një tjetër turist shprehet se i pëlqen si vend pasi nuk ka shumë njerëz.

E preferuar kjo zone mbetet edhe për vendasit.

Në këtë zonë kam bërë vit për vit plazh”, është shprehur një vendase.

Ne ato pak biznese të ndërtuara çmimet janë të lira, një tjetër arsye kjo që plazhi i Hidrovorit në Vlorë po tërheq çdo verë turistë të shumtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re