Në Gjermani, këtë vit, kanë lindur 30 mijë foshnja emigrantësh, raportoi Reuters.

Agjencia thekson se Gjermania parashikon një zvogëlim të numrit të kërkesave për azil deri në fund të vitit, pavarësisht këtyre mijëra foshnjave të lindura në këtë vend.

Gazeta gjermane Bild njoftoi një raport paraprak ku thuhet se rreth 166,000 aplikime për azil do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Numri i aplikimeve thuhet se është reduktuar në krahasim me 2017, kur ishte 198.317.

Ky numër është gjithashtu nën maksimumin e parashikuar të qeverisë në një vit, që është ndërmjet 180,000 dhe 220,000 kërkesave.

Më shumë se një milion azilkërkues kanë hyrë në Gjermani në 2015 dhe 2016, shumica prej tyre të ikur nga lufta në Siri, Irak dhe Afganistan. Që atëherë, rrjedha e migrantëve është ulur ndjeshëm, tha agjencia.

Ditët e fundit, një zyrtar i organizatës së punëdhënësve gjermanë tha se integrimi i emigrantëve në fuqinë punëtore po shkon shumë më mirë e shpejt sesa pritej, me 400,000 të cilët tashmë janë të arsimuar ose të trajnuar për punë specifike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re