Skip to content

Gjermani, aktivistët e Greenpeace protestojnë kundër politikave të qeverisë gjermane për mjedisin dhe klimën

Aktivistët e organizatës mjedisore Greenpeace, me qëllimin për të protestuar ndaj politikave të Gjermanisë për mjedisin dhe klimën, vendosën shirita pengues me mbishkrimin “kriminelë të klimës” në fasadën e jashtme të Ministrisë së Transportit.

Në kryeqytetin Berlin, 12 aktivistë të Greepeace protestuan kundër përpjekjes së Ministrisë së Transportit që “protestat për klimën të konsiderohen krim”.

Protestuesit hapën përpara zyrës së ministrit të transportit Volker Wissing dy shirita pengues 40 metra të gjatë me mbishkrimin “kriminelë të klimës”.

Anëtarja e Greenpeace, Marion Tiemann, në një fjalim të mbajtur këtu theksoi: “Qeveria federale dhe kryesisht ministri Wissing shkelin ligjin aktual për mbrojtjen e klimës. Duhet të diskutojmë shkeljen e ligjit në vend që të shpërqendrohet vëmendja jonë me iniciativa për të kriminalizuar protestat paqësore për klimën”.

Burimi: AA