Skip to content

Gjermani: Automjeti përplas këmbësorët,2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një automjet përplasi këmbësorët në qytetin Trier në rajonin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Policia e Trier, në një deklaratë në rrjetet sociale bëri të ditur se automjeti ka plagosur shumë persona pasi ka hyrë në një rrugë të mbyllur për trafikun e mjeteve.

Ndërkohë në deklaratë është bërë thirrje që të qëndrohet larg vendit të ngjarjes.

Sipas lajmit të SWR të lidhur me kanalin e parë televiziv gjerman ARD, në ngjarje kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Më tej në lajm thuhet se drejtuesi i automjetit është arrestuar.