Kryetarja i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), Andrea Nahles ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas dështimit javën e shkuar në zgjedhjet parlamentare evropiane.

Nahles tha se do të japë dorëheqjen zyrtarisht si kryetare e SPD-së, partia që është partnerja e koalicionit e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të japë dorëheqjen të martën dhe si kreu i zyrës përfaqësuese të SPD-së në Bundestag për të lejuar procesin zgjedhor në lidhje me një udhëheqës të ri të kësaj force.

Kjo situatë mund të çojë në rënien e qeverisë gjermane. Domethënë, SPD do të zgjedhë një udhëheqës të ri, i cili ka gjasa të vijë nga një fraksion që kundërshton koalicionin e ri të madh të SPD-së me CDU-në.

Mediat thonë se një nga arsyet për këtë është se presidenti i mundshëm i ri i partisë do të jetë Olaf Scholz, zv/kancelar dhe ministër i Financave, i cili beson se koalicioni i madh nuk duhet të vazhdojë.

Socialdemokratët përfunduan në zgjedhjet evropiane si partia e tretë më e fortë në vend, pas demokratëve dhe të gjelbërve.

SPD arriti rezultatet më të këqija ndonjëherë në zgjedhjet e kaluara parlamentare për Parlamentin Evropian, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe debat të egër brenda këtij formacioni politik.

Nahles u zgjodh në krye të SPD në prill të vitit të kaluar dhe sot i bëri thirrje të gjithëve në parti që të ndihmojnë në mënyrë konstruktive për të zgjedhur një kryetar të ri të partisë dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re