Gjermania tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani të martën në mbrëmje dhe i dha fund misionit më vdekjeprurës ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ushtarët tanë të fundit u larguan nga Afganistani sonte pas gati 20 vjetësh dhe janë duke u kthyer në shtëpi,” tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ky është fundi i një kapitulli historik, një mision intensiv që provoi Bundeswehr-in dhe në të cilin Bundeswehr-i provoi veten në betejë.”

Ushtria gjermane zhvilloi betejat e saj të para tokësore në Afganistan që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe NATO njoftuan në mes të prillit se do të tërhiqnin rreth 10,000 trupa të huaja nga Afganistani deri në 11 Shtator, 20-vjetorin e sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë (WTC) në New York, e cila ishte arsyeja e misionit.

Gjermania kishte kontigjentin e dytë më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara. Ajo vendosi rreth 150,000 prej tyre në dy dekadat e fundit dhe shumë prej tyre kanë shërbyer më shumë se një mision. Ajo la aty 59 ushtarë të vrarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re