Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi pas një kontrolli në makinën e tij, iu gjetën 16 kilogramë kokainë. Lënda narkotike e cila kap vlerën e 600 mijë eurove, ishte e fshehur në pjesën e pasme të makinës. Ai ishte ndaluar nga autoritetet gjermane në mënyrë të rastësishme për kontroll.

 

Mediat gjermane shkruajnë se shtetasi shqiptar kishte takuar motrën e tij dhe më pas do të kthehej në Itali, por policia vuri re se diçka nuk shkonte me të riun, pasi dukej shumë nervoz. Ndërkohë, 28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ndodhet në paraburgim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re