Gjendet turisti gjerman i cili kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73 vjecarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.Sipas policisë së Orikumit, e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 vjeçar êshtë mirë dhe ka nisur mesazh ( sinjal ) nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget “ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit. Gjermani është i apasionuar pas ( hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të pa- eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73 vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re