Skip to content

Gjermani, një përleshje makinash në semafor po hetohet si “sulm terrorist”

Limburg Njemacka Sudar kamuion FNP

 

Një sulm ndaj disa automjeteve që ndodhi mbrëmë në qytetin Limburg të Gjermanisë po hetohet si akt terorist.

Forcat e sigurisë u kanë thënë mediave gjermane se sulmi i së hënës mbrëma, ku një kamion i grabitur iu vërsul 8 automjeteve që po prisnin në semafor, ka lënë së paku tetë të lënduar.

Fatmirësisht, autoritetet spitalore thonë se asnjë nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Një 32-vjeçar me origjinë nga Siria është arrestuar dhe Deutsche Welle thotë se agresori ishte në Gjermani që nga 2015-ta. Ndonëse mediat pretendojnë se e dinë identitetin e tij, sipas ligjeve gjermane në fuqi, emri i të dyshuarit nuk publikohet pa lejen e autoriteteve.