Skip to content

Gjermani, rrëzohet një helikopter ushtarak në Saksoni

helicopter

Atletët e kanoe-kajakut gjetën pjesë helikopteri dhe një sasi të madhe karburanti në ujë.

Një helikopter ushtarak u rrëzua në lumin Mulde në Gjermani, në verilindje të Leipzigut, njoftoi policia, pa dhënë asnjë informacion në lidhje me personat në bord.

Policia u njoftua nga kanoistët të cilët vunë re pjesë të helikopterit dhe një sasi të madhe karburanti në ujë, dhe ekipet speciale të shpëtimit kanë punuar në vendngjarje për ca kohë, si nga ajri ashtu edhe nga lumi.