Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar një rekord i ri duke regjistruar 7.334 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 7.334 raste me COVID-19.

Kjo shifër është regjistruar si “një shifër rekord” në Gjermani që nga shfaqja e virusit e deri më tani.

Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 persona dhe se numri gjithsej i rasteve me COVID-19 ka arritur në 348.557, ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.734.

Ndër të tjera për shkak të COVID-19 thuhet se 655 persona ndodhen në kujdes intensiv dhe se 329 prej këtyre janë të intubuar.

Më tej në deklaratë njoftohet se numri i të shëruarve deri tani ka arritur në 287.600.

Holanda dhe Franca “zona të rrezikshme” 

Qeveria gjermane ka shpallur të gjithë Holandën dhe Francën “zona të rrezikshme”. Ky vendim është marrë për shkak të rritjes intensive të rasteve në këto dy vende.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vënë në dukje se është e shqetësuar nga rritja e rasteve dhe është shprehur se “Një valë të dytë nuk mund ta përballojmë as si sistem shëndetësor dhe as ekonomikisht”.