Gjermani, sipas një sondazhi 90 për qind e qytetarëve e pranojnë se në vend ka racizëm
Hulumtimi zbuloi se të paktën 22 për qind e atyre që jetojnë në G
Ministrja gjermane e Familjes, Lisa Paus tha se 90 për qind e atyre që jetojnë në vend e kanë pranuar se në vend ka racizëm.

Paus njoftoi rezultatet e hulumtimit që institucioni “Agjencia Kombëtare për Monitorimin e Diskriminimin dhe Racizmin” në Berlin ka zhvilluar duke biseduar me 5 mijë persona.

“Racizmi dëmton vlerat themelore kushtetuese në Gjermani. Sipas rezultateve të hulumtimit, 90 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani e pranojnë se në vend ka racizëm. Duam apo nuk duam racizmi ndodhet në çdo vend dhe na prek të gjithëve. Madje, ka nga ata që kanë humbur jetën si pasojë e racizmit”, tha Paus.

Hulumtimi zbuloi se të paktën 22 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani kanë përjetuar racizëm të paktën një herë.

Racizmi kundër muslimanëve i paraqet dhe përjashton gratë muslimane si një pakicë “e integrueshme” në shoqërinë perëndimore, thuhet në hulumtimin në të cilin theksohet se arsyeja e fokusimit në përkatësinë fetare në Gjermani të cilat më parë vlerësoheshin si “Punëtor mysafir” ose “të huaj” po konsiderohen gjithnjë e më shumë si “muslimanë”, është si pasojë e një ndryshimi të perceptimit.

Më tej në hulumtim bëhet e ditur se të qenurit musliman perceptohet si një “problem” në vete madje si një “rrezik” dhe se përkatësia fetare është racializuar.

Sipas hulumtimit, më shumë se një e katërta e popullatës ndajnë mendimin se pabarazia ndërmjet grupeve sociale është legjitime.

Shumë njerëz në Gjemani besojnë ende në ekzistencën e racave njerëzore.

Përvojat e drejtpërdrejta raciste po bëhen më të shpeshta në mesin e anëtarëve të rinj të grupeve raciste.

Vihet në dukje se pothuajse askush në Gjermani nuk ka dyshim për ekzistencën e racizmit në vend.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re