Policia gjermane janë duke hetuar vdekjen e tre shtetasve gjerman që u gjetën të shpuar me shigjeta në një hotel pranë kufirit me Austrinë.

Stafi i hotelit zbuloi trupat e pajetë në dhomën ku ata qëndronin, së bashku me dy harqe të shigjetave, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Raporti mes tri viktimave – një burri rreth të pesëdhjetave dhe dy grave rreth të tridhjetave – ende nuk dihet qartë.

Hoteli ndodhet në brigjet e lumit Ilz në qytetin bavarez të Passau.

Sipas autoriteteve policore, ende nuk ka asnjë evidencë që përfshinë persona të tjerë në këtë ngjarje.

Ndërsa mysafirët e tjerë të hotelit që ishin në dhomat thanë i thanë mediave se nuk kanë dëgjuar asgjë, dhe se ishte një natë “totalisht e qetë”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re