Qeveria gjermane dhuron per zonat e prekura nga tërmeti 4 milion euro.  Fondet do të përdoren për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në prag të festave të fundvitit nxënësit e shkollës 9 vjecare Edith Durham  në Tiranë shpërndanë dhurata për bashkëmoshatarët e tyre në shkollën e Re të Kënetës në Durrës.

Rreth 200 pako me dhurata me mjete mësimore, u janë shpërndarë nxënësve të cilët e mbyllën mësimin për këtë vit.

Zv/ministrja e brendshme Rovena Voda vlerësoi angazhimine femijeve te shkoles Edith Durham për te qenë pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti.

Ndërkohë ministri bledi Çuçi vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në Manëz të cilëve u premtoi se qeveria do të garantojë bonusin e qirasë deri në maj te vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re