Ambasada Gjermane në Shqipëri ka dënuar dhunën e ushtruar nga përkrahësit e Sali Berishës.

Përmes një njoftimi zyrtar, nënvizohet se:

“Ambasadori Zingraf mbështet deklaratën e mëposhtme te Delegacionit të BE-së. Në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.

„Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE.“, nënvizohet në njoftimin e përcjellë nga ambasada e Gjermanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re