Gjermania do të paguajë një shumë të caktuar parash për të mbijetuarit e Holokaustit në baza mujore, njoftoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Qeveria gjermane sapo na ka njoftuar se do të paguajë qindra euro në muaj për mijëra të mbijetuar nga Holokausti. Kjo është e rëndësishme. Këta njerëz e meritojnë atë. Unë falënderoj qeverinë gjermane”, tha Netanyahu në një video dhe mesazh në Twitter.

Paratë janë përveç ndihmës së dhënë nga qeveria izraelite, tha ai.

Ministria gjermane e financave ka konfirmuar se më shumë se pesë mijë njerëz në Izrael do të marrin pagesa shtesë mujore.

Sipas burimeve të ndryshme, ka midis 212.00 dhe 220,000 të mbijetuar nga Holokausti në Izrael.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re