Skip to content

Gjermania, dokumenti top sekret për kompanitë: “Përgatituni për luftë”

Fillo 20

BERLIN. Ushtria gjermane u jep mësime kompanive në Gjermani për t’i përgatitur në rast lufte. Kështu shkruan Faz, duke raportuar për një dokument strategjik me mbi 1000 faqe të titulluar “Operationsplan Deutschland”, detajet e të cilit janë sekret.

Ky dokument liston të gjitha kompanitë dhe nyjet e infrastrukturës që do të kishin nevojë për mbrojtje të veçantë.

Nëse përballemi me skenarin e një sulmi në krahun lindor të NATO-s, i cili do të impononte manovra parandaluese ndaj Gjermanisë, duke prodhuar efekte. “Gjermania do të bëhej një udhëkryq për mijëra, ndoshta edhe qindra mijëra ushtarë, të cilët do të duhej të transportoheshin, si dhe të mbanin materiale luftarake, ushqime dhe ilaçe. Përvijohet qartë roli i ekonomisë”, shkruan gazeta.

Kompanitë duhet të jenë të përgatitura të reagojnë duke u fokusuar, për shembull, në autarkinë, me gjeneratorët me naftë dhe turbinat e tyre me erë, lexojmë ndër këshillat e dhëna nga toger Joern Plischke.