Skip to content

Gjermania drejt normalizimit! Shënon vetëm dy víktima nga Covid-19 për 24 orë

Gjermania ka shënuar në 24 orët e fundit vetëm dy víktima nga koronavirusi. Njoftimi është bërë nga Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch”

Me víktimat e fundit, numri total i vdèkjeve ka shkuar në ka shkuar në 9,086. Gjithashtu, së fundmi u shënuan edhe 249 raste të reja, duke e çuar numrin total të infektimeve në 201,823.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera e ka përballuar më mirë situatën e koronavirusit. Edhe pse ndodhet në mesin e shteteve europiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak víktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

/faxweb