Gjermania eshte duke planifikuar të heqë ndalesën e udhëtimit për shtetasit e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Gjermania, ashtu si edhe shtetet e tjera të BE dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania ka thënë se ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit duke konfirmuar mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 humbje jetesh.

Numri i relativisht i ulët i jeteve te humbura në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re