Oficerët doganorë gjermanë kapën të premten rreth 600 kilogramë produkte të mishit të thatë në Stuttgart, të cilat nuk kishin çertifikata të detyrueshme veterinare dhe u transportuan me dy autobusë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Produketet e mishit të thatë ishin paketuar në çanta udhëtimi, dhe importuesit që i transportuan ato do të gjobiten për import të paligjshëm, si dhe do të duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet, përfshirë shkatërrimin e produkteve.

“Ndalimi i importeve të tilla kërkon të parandalojë futjen e sëmundjeve të rrezikshme të kafshëve, të tilla si ethet afrikane të derrave,” tha Thomas Seeman, një zëdhënës i Zyrës Qendrore të Doganave.

“Produkte të tilla të mishit mund të jenë bartës të patogjenëve shumë ngjitës dhe të çojnë në përhapjen e rrezikshme të epidemive në Gjermani,” u pajtua Christian Marquardt, kreu i zyrës veterinare në rrethin e Esslingen.

Dogana në aeroportin e Stuttgartit konfiskon më shumë se katër ton ushqim çdo vit, i cili është ilegalisht dhe pa çertifikim që përpiqet të importohet në Gjermani.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re