Skip to content

Gjermania hap kualifikimin në fund

“Futbolli është një lojë që luhet mes 22 burrave që vrapojnë pas një topi dhe në fund fitojnë gjermanët’’ teorema e vjetër e Geri Lineker vazhdon të konfirmohet këtë herë edhe përballë Suedisë.

Fitorja për kampionët e botës në fuqi ka ardhur vetëm në frymën e fundit duke hapur edhe njëherë kualifikimin. Pjesa e parë në avantazhin e suedezëve pas golit të shënuar nga Toivonen, një rezultat, i cili ‘’digjte’’ kualifikimin gjerman.

Por në pjesën e dytë Gjermania ndryshon marsh dhe është fillimisht Rojs që barazon shifrat ndëra mrekullia ndodh në fund. Kur ishte minuta e pestë shtesë Toni Kros ekzekuton në mënyrë spektakolare një goditje standarte që afron Gjermaninë me kualifikimin. Por fitorja u bë edhe më e bukur pasi Gjermania pas minutës së 82’ luajtën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Boateng.

Në të njëjtin grup është Meksika ajo që udhëheq pasi ka fituar sërish dhe këtë herë viktima e saj ishte Koreja e Jugut. Vela dhe Çikarito shënuan nga një gol për secilën pjesë ndërsa goli i Son në fund nuk vlen asgjë vetëm se në aspektin personal por pa ndryshuar rrjedhën  e ndeshjes./Berati.TV

Meksikë 2-1 Korea e Jugut

Shënues: Vela 26’(pen), Çikarito 66’/ Son 90’+3’

Gjermani 2-1 Suedi

Shënues: Rojs 48’, Kros 90’+5’/ Toivonen 32’