Skip to content

Gjermania “i hapi sytë botës”, sjell aktakuza ndaj spiunëve të Asadit

Deutche

Gjermania ka ngritur aktakuzë kundër dy punonjësve të shërbimit sekret sirian të cilët kanë kryer tortura.

Në një deklaratë me shkrim nga Kryeprokuroria Federale njoftohet se gjykata e lartë e rajonit Koblenz ka pranuar aktakuzën e përgatitur kundër sirianëve Anwar R. dhe Eyad A. për të cilët pretendohet se kanë punuar për shërbimet sekrete siriane dhe se kanë kryer tortura kundër opozitarëve në Siri.

Dy punonjësit e regjimit të Asadit që janë të arrestuar mbahen përgjegjës për zbatimin e torturave ndaj rreth 4 mijë personave, dhe vrasjen e 58 prej tyre gjatë periudhës kur ishin në Siri.

Anwar R. theksohet se ka ardhur në Gjermani në vitin 2014, ndërsa Eyad A. në vitin 2018 dhe ata u arrestuan në shkurt të vitit 2018.

Kujtojmë se ende, asnjë gjykatë ndërkombëtare, nuk ka punuar në drejtim të vënies para drejtësisë së regjimit sirian, i cili është përgjegjës për spiralizimin e konfliktit civil dhe vrasjen e qindra mijëra vetëve.

Është madje ironike që shumë media ndërkombëtare përdorin ende termin “presidenti sirian” në vend të “regjimit”.