Gjermania kërkon lirimin e 3 aktivistëve të të drejtave të njeriut të cilët janë arrestuar në Egjipt.

Baerbel Kofler, përgjegjëse për ndihmat humanitare dhe të drejtat e njeriut në Qeverinë e Gjermanisë, në një deklaratë me shkrim tha se janë të trishtuar nga arrestimi i Gasser Abdel Razek, drejtori i përgjithshëm i Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale (EIPR) dhe Mohamed Basheer dhe Karim Ennarah që punojnë bashkë me të.

Kofler tha se kur është njohur në mars 2019 e ka përgëzuar Razek për mendimet e tij për situatën e të drejtave të njeriut në Egjipt. Ajo tha se këto arrestime kanë lidhje të drejtpërdrejt në mënyrë të hapur me vizitën e një grupi të ambasadorëve përfshirë edhe ambasadorin gjerman.

Duke vënë në dukje se e dënon këtë qëndrim kundër shoqërisë civile egjiptiane, Kofler theksoi: “Kërkoj lirimin e menjëhershëm për këto mbrojtës të të drejtave të njeriut”.

Më tej pasi u bëri thirrje organeve shtetërore të Egjiptit që t’u japin fund presioneve ndaj komunitetit të shoqërisë civile, Kofler kërkoi që popullit t’i jepet mundësia të përdorë lirinë e shprehjes, tubimit dhe lirinë e shtypit të cilat ndodhen në kushtetutën e vendit.

Drejtori administrativ i EIPR, Basher u arrestua më 16 nëntor ndërsa kreu i Departamentit të Drejtësisë penale të grupit Ennarah më 18 nëntor dhe drejtori i përgjithshëm i EIPR, Razek u arrestua dje.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Gjermanisë në një deklaratë ndau informacionin se më 3 nëntor ambasadorët e 13 vendeve vizituan EIPR me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshme.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re