Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se kanë kërkuar që edhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko të vendoset në listën e sanksioneve.

Maas i cili po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, para takimit tha se regjimi i Lukashenkos vazhdon t’u përgjigjet me dhunë disidentëve.

“Propozova një pako të re të sanksioneve ku bën pjesë edhe vet Lukashenko”, tha ai.

Shefi i diplomacisë gjermane theksoi se nuk ka zhvillime pozitive për ndalimin e dhunës në Bjellorusi që nga mbledhja e fundit e BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re