Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi sot Pekinit t’i kërkojë “agresorit rus të ndalojë luftën” në Ukrainë, duke deklaruar se “asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim mbi Rusinë sesa Kina”.

 

“Duhet të them hapur se pyes veten pse pozicioni kinez i deritanishëm nuk përfshin një kërkesë ndaj agresorit rus për të ndaluar luftën”, tha shefja e diplomacisë gjermane gjatë një konference për shtyp me homologun e saj kinez Qin Gang.

 

Ndërkohe, autoritetet ukrainase thanë se 1/3 e territorit të Ukrainës “është potencialisht e kontaminuar me mjete shpërthyese”.

 

Këtë e ka bërë të ditur Oleksandr Khorunzhyi, zëdhënës i shërbimit të urgjencës shtetërore të vendit.

 

Sipas tij, rajonet me rrezikun më të madh të mundshëm janë Kharkiv, Donetsk, Kherson dhe Mykolaiv./tgcom

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re