Kryesia e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u shpreh sot në mëngjes e hapur ndaj bisedimeve për nxjerrjen e vendit nga kriza politike aktuale duke braktisur papritur kundërshtimin e tyre të çdo ideje për aleancë me Angela Merkel.
“SPD-ja është e bindur se duhet diskutuar, SPD-ja nuk do të jetë e mbyllur ndaj bisedimeve”, deklaroi gjatë mbrëmjes së djeshme sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Hubertus Heil pas tetë orësh takim të krerëve të saj kryesore, nën drejtimin e presidentit të kësaj partie, Martin Schulz.
Deri tani, ky i fundit kishte refuzuar kategorikisht çdo ide për të zgjatur koalicionin aktual mes partisë së tij dhe konservatorëve të Angela Merkel, fill pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit. sn

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re