Kreu i autoritetit financiar të Gjermanisë, BaFin, paralajmëroi dje konsumatorët se tregtia me Bitcoin do të prodhonte “humbës të zhgënjyer” dhe mund të rezultonte më një “humbje të plotë” për konsumatorët.
“Këto janë procese shumë spekulative ku mundësitë e humbjes janë të mëdha”, tha Felix Hufeld, kreu i Autoritetit Federal të Mbikëqyrjes Financiare, për gazetën e përditshme gjermane “Bild”.
Bitcoin është sistemi i parë monetar dixhital i decentralizuar, rrjeti I të cilit funksionon pa ndihmën e një banke qendrore apo njësie administrative.
Transaksionet bëhen ndërmjet përdoruesve direk përmes përdorimit të kriptografisë, pa ndihmën e një ndërmjetësi.
“Këto janë procese shumë spekulative me mundësinë për të shkaktuar humbje të mëdha”, deklaroi Felix Hufeld, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Federale, për gazetën e përditshme gjermane “Bild”, raporton ata.
Çmimet në Bitcoin u rritën në mënyrë të qëndrueshme në fillim të vitit, nga 1000 dollarë në janar në 16 937 dollarë me 20 dhjetor, sipas të dhënave të kryera nga Coindesk. /shtv/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re