Gjermania do të lehtësojë kufizimet e karantinës për udhëtarët që vijnë nga BE, zona pa pasaporta të Shengen dhe Britania e Madhe, njoftoi ministria e brendshme e vendit në një konferencë shtypi të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë, Björn Grüneëälder tha se Gjermania do t’u kërkonte udhëtarëve të vetëkarantinohen nëse vijnë nga vendet me numër të lartë të infeksioneve.

Një karantinë e detyrueshme dy-javore ende vlen për vizitorët që vijnë nga vendet jashtë BE-së.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer njoftoi në fillim të kësaj jave se Gjermania do të ndalonte udhëtimet deri në mes të qershorit por këtë javë do të fillojë të lehtësojë kontrollet kufitare.

Ministri i Jashtëm i vendit Heiko Maas ka ngritur shqetësimin për turizmin veror.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka ftuar përfaqësues nga Spanja, Italia, Austria, Greqia, Kroacia, Portugalia, Malta, Sllovenia, Qipro dhe Bullgaria në një video-konferencë për të diskutuar mbi lehtësimet e turizmit veror. Qëllimi i takimit është të koordinojë hapjen e kufijve për turistët.

Por Maas ka paralajmëruar tashmë që udhëtarët nuk mund të presin që do të kenë pushime normale këtë verë dhe se çdo gjë do të jetë me kufizime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re