Numri i vdekjeve në Gjermani është rritur me 266 gjatë ditës së kaluar, sipas qendrës së sëmundjes dhe kontrollit të vendit, duke shënuar rritjen më të madhe në 24 orë të vdekjeve nga koha që kur filloi shpërthimi i koronavirusit në vend.

Në total 2.373 njerëz kanë vdekur nga virusi në Gjermani, tha Instituti Robert Koch.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 113.525, që shënon një rritje prej 5,323 në 24 orët e kaluara.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror gjatë Pashkëve, duke shtuar se numri i personave të infektuar nga virusi po bie paksa.

Gjermania deri më tani ka shmangur numrin e madh të vdekjeve që shihet në vendet e tjera të mëdha europiane si Italia dhe Spanja, dhe ka zbatuar një program testimi në shkallë të gjerë për të identifikuar rastet me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re