Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve gjermane, në vitin 2020 Gjermania ka regjistruar mbi 900 krime të urrejtjes islamofobe.

Gati 80 xhami u sulmuan midis janarit dhe dhjetorit të vitit 2020, si dhe të paktën 84 persona pësuan lëndime për shkak të dhunës islamofobe.

Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi shifrat në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë opozitare.

Policia gjermane vitin e kaluar regjistroi 901 krime dhe sulme të urrejtjes anti-muslimane. Këto shifra përfshijnë fyerje në media sociale, letra kërcënuese, prishje të praktikës fetare, sulme fizike dhe dëmtim të pronës.

Sipas shifrave zyrtare, numri i personave të plagosur në nga 34 në vitin 2019 në 48 në vitin 2020. Sipas policisë, këto sulme janë kryer kryesisht nga neo-nazistët dhe ekstremistët e djathtë.

Ligjvënësja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke, tha se numrat e raportuara nga policia janë “maja e ajsbergut”. Ajo tha se shifrat reale duket se janë më të larta, pasi shumë viktima nuk paraqesin ankesa penale në polici.

Gjermania me mbi 80 milionë banorë ka një popullsi më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Mes pothuajse 4.7 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

Vendi ka qenë dëshmitarë i racizmit dhe islamofobisë në rritje në vitet e fundit, e cila është nxitur nga propaganda dhe partive e ekstremit të djathtë, të cilat janë përpjekur të ngjallin frikë mes muslimanëve dhe emigrantëve për të fituar më shumë vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re