Gjatë 24 orëve të fundit  në Gjermani kanë vdekur 10 persona nga Covid-19, njofton instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,257 persona.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178,570 njerëz.

Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka hequr shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, duke parë edhe ecurinë e pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re