Qeveria gjermane ka miratuar vendimin për eksportin e armëve dhe paisjeve ushtarake me vlerë më shumë se një miliard euro në vendet e përfshira në konfliktet në Jemen dhe Libi.

Katari mori 305.1 milion euro armë dhe pajisje me vlerë nga Gjermania, 51.3 milion euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 23.4 milion euro nga Kuvajti dhe 22.9 milion euro nga Turqia. Libani bleu pajisje dhe armë me vlerë 1.7 milion euro dhe Bahreini 1.5 milion.

Të gjitha vendet e mësipërme janë të përfshira në njërin ose në të dy konfliktet e gjata që zhvillohen në Libi dhe Jemen, shkruan CNN.

Në Jemen, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite po mbështet forcat qeveritare kundër rebelëve Houthi. Koalicioni përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Bahrejnin.

Në konfliktin në Libi, Katari dhe Turqia mbështesin qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Kryeministrit Fayez al-Saraj, me qendër në Tripoli. Nga ana tjetër, gjeneral Khalifa Haftar ka mbështetjen e Emirateve dhe Egjiptit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re