Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, deklaroi se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalojnës do të ishte një gjë e papërgjegjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Fuqia e Evropës qëndron në unitetin dhe paqen e saj si rezultat i unitetit evropian”, theksohet në deklaratën e shkruar të Gabrielit.
Shefi i diplomacisë gjermane theksoi se zgjidhja e krizës mund të ketë sukses vetëm përmes bisedimeve të mbështetura në sundimin e ligjit, sipas tij duke respektuar kushtetutën e Spanjës.
Qeveria spanjolle do të mbajë sot një mbledhje urgjente për të diskutuar hapat e ardhshëm të cilët do të ndalonin rrugën drejt shpalljes së pavarësisë së rajonit verilindor të Katalonjës.
Mbledhja është caktuar pasi paraprakisht të martën, presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, në një adresim të tij në Parlamentin rajonal, tha se do të vazhdojë me procedurat e shkëputjes, por që përkohësisht pezullon vendimin në mënyrë që të lehtësoj negociatat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re