Gjatë 24 orëve në Gjermani janë shënuar 286 raste të reja me koronavirus, mbi 450 më pak se një ditë më parë. Kështu ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181 mijë e 482 persona, shkruan “Reuters”,

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 11 vi.ktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vde.kurve nga virusi i ri shkoi në 8 mijë e 500.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar me koronavirus, por ka dukshëm më pak vik.tima se shtetet si: Britania e Madhe, Franca, Spanja e Italia.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve me qëllim të ringjalljes së ekonomisë. Pritet që në fillim të qershorit vendi të hapet edhe për udhëtime ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re