Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier paralajmëroi se nuk duhet të pritet shumë nga vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Shtetet e Bashkuara të martën.

Në një intervistë për radio publike gjermane, Altmaier tha se përfaqësuesit e BE-se dhe Presidenti Donald Trump gjithsesi duhet të kenë mundësinë të “flasin lirshëm dhe hapur”.

Sipas fjalëve të tij, rezultatet do të vlerësohen më pas.

“Unë nuk dua të krijoj presione të tepruara dhe kështu ta ngarkoj bisedën”, tha Altmaier.

Juncker dhe Komisioneri Evropian për Tregti, Cecilia Malmstrom do të takohen me Trump, e gjitha si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një luftë të plotë tregtare midis Bashkimit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në qershor, Trump rriti taksat doganore mbi produktet e çelikut dhe aluminit nga BE.

Masat nxitën kundërmasat e BE-së, një rritje prej 3 miliardë dollarësh në tarifat doganore mbi produktet e SHBA duke filluar nga gjalpi, uiski dhe motoçikletat.

Por këto masa do të jenë vetëm një hapje për një luftë shumë më të keq tregtare nëse Trump realizon kërcënimet e tij për të rritur doganat në sektorin e automobilave.

Presidenti amerikan propozoi futjen e një tarife prej 20 për qind në makinat e importuara nga BE, tha AP.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re