Gjermania është skeptike në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në përgjithësi për ndryshimin e kufijve në rajon. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Komentet e para për këtë çështje ai i dha në daljen për mediat në krah të ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Mass tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që të mos sjellë pasoja.

“Ekziston frika e një efekti domino. Ne jemi skeptik dhe diskret në lidhje me këtë pikë. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të zgjidhet duke mos sjellë probleme të tjera përveç atyre që janë”, tha ministri gjerman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re