Inteligjenca gjermane e klasifikoi të Premten grupin anti-emigrant PEGIDA si një “lëvizje ekstremiste të provuar”.

Shërbimi i inteligjencës i provincës së Saksonisë deklaroi se kishte mbledhur prova të mjaftueshme se PEGIDA (Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit) ishte bërë një lëvizje anti-kushtetuese në vitet e mëparshme.

Etiketimi i grupit si një “lëvizje ekstremiste e provuar” do të thotë që autoritetet mund të monitorojnë aktivitetet e grupit dhe anëtarëve të tij, raporton dpa.

Që nga viti 2014, PEGIDA ka organizuar protesta anti-emigrante dhe anti-islamike çdo të Dielë në Dresden, kryeqyteti i Saksonisë dhe qytete të tjera.

Në kulmin e popullaritetit të saj, ajo tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në tubime, por me kalimin e kohës ajo humbi një mbështetje të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re