Gentiana Sula kujtoi në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakaj, vitet e studimeve në Gjermani.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve tha ndër të tjera në “Quo Vadis” se asnjëherë nuk e ka menduar emigracionin si opsion dhe se gjithmonë  kur ka studiuar, apo punuar jashtë vendit, në fund është kthyer në Shqipëri.

Lexo edhe :Related Posts

Pjesë nga intervista:

Gentiana Sula: Vizita ime e parë në Gjermani jashtë shtetit. Unë kisha menduar që i kisha bërë të gjitha detyrat dhe se i kisha studiuar dhe i kisha marrë majat e të gjithë atyre që mund të merrja.

Pranvera Borakaj: Sepse kishit qenë absolute në të gjitha vitet e shkollës.

Gentiana Sula: Por kur vajta në një universitet në Stuttgart, hyra në degën tonë edhe u trishtova shumë kur pashë burimet, laboratoret dhe thashë që nuk është se kam bërë ndonjë gjë të madhe. Sepse për një herë bota u rrit nga ajo bota e vogël ku ne kapnim kufijt dhe i mbërrinim nëse punonim shumë, përnjëherë bota u hap dhe thashë, prit nëse duhet të bëj diçka duhet me lëviz. A jam gati të lëviz? Asnjëherë nuk kam qenë gati të lëviz. Kam dash të shkoj të studioj dhe të vij, por jo që të lëviz.

Pranvera Borakaj: Asnjëherë nuk e keni menduar emigracionin?

Gentiana Sula: Nuk e kam menduar dhe e ndrrova pastaj karrierën, shkova në dhomën e tregtisë. Këtu është pjesa ça kam marrë nga babi. Nga mami kam marrë muzikën, kam studiuar për tetë vite në shkollë muzike për violinë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re