Një fermer britanik është përgëzuar për gjestin e tij heroik teksa mori traktorin dhe u fut mespërmes tokës së përfshirë nga flakët.

 

Bill Alexander, përdori mjetin e tij bujqësor për të krijuar një brazë toke rreth flakëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e tyre.

 

Fermeri ia doli në bashkëpunim edhe me zjarrëfikësit të cilët mbërritën në zonë pas marrjes së sinjalit nga banorët.

 

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por ndërhyrja e shpejtë e fermerit ka bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit i cili përveç hekatërve toka të mbjella, rrezikonte banesat dhe një fermë.

 

Zjarrëfikësit kanë evakuuar personat që mund të ishin në rrezik por nuk raportohet për asnjë të lënduar nga flakët.

 

Britania e Madhe prej ditësh është përfshirë nga një valë e nxehtë si asnjëherë më parë.

 

Temperaturat kanë kapur vlerat maksimale deri në 41 gradë celcius gjatë ditës dhe qindra zjarre janë shënuar në të gjithë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re