Punonjës të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë së bashku me fëmijët e tyre në këto ditë festash kanë shpërndarë dhurata në disa shtëpi fëmijësh dhe qendra socialesh.

“Në prag të këtij Viti të Ri, krahas punës së palodhur për sigurinë e përditshme të qytetarëve, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, së bashku me fëmijët e tyre, u bënë pjesë e festimeve me fëmijë në nevojë në disa shtëpi fëmijësh dhe qendra sociale. Të festojmë të gjithë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit! Gëzuar festat”, thuhet gjatë njoftimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re