Pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi nga zona e tunelit në Kalimash një qytetar i shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në fikjen e zjarrit vullnetarisht.

“Jam i gatshëm në cdo moment, vij nga Tirana për ta shuar zjarrin. Nuk ka nevojë të vijnë forca nga jashtë le të vijnë edhe vëllezërit kosovarë , gjithë së bashku. Mos të shohim vetëm njerëz që paguhen me rrogë, ne mund ta bëjmë edhe vullnetarisht“-u shpreh banori.

Kujtojmë se mbrëmë në zonën e tunelit ra zjarr i përmasavë shumë të mëdha dhe për neutralizimin e situatës mbërritën edhe forca nga Kosova. Ditën e sotme situata paraqitet më pak problematike dhe po punohet nga ajri dhe toka me helikopterë për shuarjen totale të flakëve.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re