Në një kohë kur të shpeshta janë ngjarjet për dhunën e brezit të ri, është përherë e këndshme të dëgjosh për gjeste qytetarie, veçanërisht kur ato kryhen nga fëmijët.

I tillë është rasti i dy të miturve që kanë gjetur një sasi të hollash në rrugë dhe kanë vendosur t’i dorëzojnë ato në polici. Fëmijët nga Ferizaj i Kosovës, të quajtur Erion (12 vjeç) e Ergin (11 vjeç)  kanë shkuar të shoqëruar nga prindërit në stacionin e policisë dhe kanë dorëzuar paratë.

“Kemi vendos me i dorëzu në Polici sepse kemi mendu që janë të dikujt tjetër që nuk i ka kushtet dhe pse mos me bë mirë“, thanë dy fëmijët ferizajas për Tv Tema.

“Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët Erionin dhe Erginin, njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.”-njoftoi policia e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re