Gjesti bamirës i një shqiptari të Kosovës që jeton në Suedi ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt atje. Naimi është larguar që në moshën 2 vjeçare në shtetin skandinav dhe atje ka në zotërim një lokal.

Ai ka vendosur një orar kur jep kafe falas për personat e moshuar. Këtë gjest të bukur Naimi e ka nisur në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe thotë se ka dëshirë ta vijojë derisa të mundet.

Nuk e di, ndoshta sepse ne shqiptarët vërtetë jemi humanë. Jemi edhe kreativë dhe këto dy javë bashkë i kombinova që të bëhet kjo nismë, në një mënyrë edhe për të falenderuar suedezëst. E kam mundësinë e pse të mos e bëj?

Ka qëllu në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit që kemi fillu këtë nismë dhe kjo do të vazhdojë, derisa të moshuarit të jetojnë.

Numri i të moshuarve është shtuar (qesh)…shumë e kanë mirëpritur, pasi është diçka unike. Nga ana ime është ndoshta një gjest shumë i vogël, por simbolik, unë i jam mirënjohës suedezëve. Mendoj është një akt i mirë ndaj të moshuarve, sepse mos harroni, edhe këtu ka të moshuar që nuk jetojnë mirë financiarisht.

Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli në një intervistë për abc.

“Financiarisht njeriu mund të dëmtohet, por fiton shumë gjëra të tjera që me para nuk blihen. Desha t’i urojë besimtarët katolikë për Pashkët dhe të gjithë ata besimtarë muslimanë që agjërojnë… agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit”-përfundoi Naimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re