Pandemia COVID-19 ndryshoi në 360 gradë jetët tona, stilin e jetës, takimet me miqtë dhe këndvështrimin për prioritetet… por më shumë sesa kaq, ky virus solli në vëmendje mirënjohjen për mjekët, për jetën dhe shëndetin.

Kështu ka ndodhur edhe sot, kur mjekët e spitalit COVID1, (godina e Infektivit) janë përballur me një suprizë të këndshme. Dy nga pacientët e shëruar që fituan betejën me COVID-19, iu kanë dërguar mjekëve ëmbëlsira. Taho dhe Lili, njofton mjeku Tritan Kalo, nuk e harruan ndihmën që mjekët e Infektivit iu dhanë në ato ditët kur jeta dhe vdekja ndaheshin nga një tub. Ata fituan betejën me COVID-19, por edhe një tjetër… Fisnikërinë, që gjendet rrallë por kudo në ccdo zemër shqiptari!

POSTIMI I PLOTË I TRITAN KALOS:

Me SYTË drejt të ARDHMES e në vijim të “rihapjes socio-ekonomike” të vendit…JETA e sotme NUK ka vetëm momente “të Distancimit Social” por ajo ka edhe momente “të Rishoqërizmit”….NDONËSE gjindemi për çdo ditë në vijën e “zjarrit” të sfidës me Covid-19, i krijomë vetes mundësinë për pak minuta shplodhjeje e bisedë mes kolegësh e miqsh “të pa ngarkuar si zakonisht me veshjet mbrojtëse”, të cilat janë të domozdoshme për mbrojtjen tonë nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19, përgjatë vizitave dhe manipulimeve me të sëmurët tanë….

Ëmbëlsinë këtyre minutave shplodhëse ja shtoj edhe një mesazh mirënjohje, nga dy ish të sëmurët tanë Taho & Lili, që na dërguan disa “zupa” përmes Pastiçerisë “Mon Amur”…MIRËNJOHJA e shprehur prej tyre me këtë gjest fisnik, ndaj përkujdesit për ta prej Ekipit të Pavjonit të Parë të Shërbimit Infektiv në QSUT, është tipar i kulturës qytetare që ata bartin e përfaqsojnë, si dhe i respektit për kontributin e mbarë mjekëve, infermjerëve, farmacistëve, imazheristëve, laboranteve, sanitareve, shoferëve, barrelmbajtësve, punonjësve të rendit, etj., për t’u shërbyer në kohë e sa më mirë të prekurve nga kjo sëmundje, shpesh dhe jetëmarrëse….

MOMENTE të tilla “të Rishoqërizmit”, përjetohen po aq gëzueshëm e me plot dëshirë edhe para një kafeje me Farmacistet, Administratoren e Teknicienët tanë të Imazherisë…..PËR asnjë çast, ne NUKU harrojmë se JEMI këtu, për tju ndihmuar në përballjen tuaj jo të lehtë me këtë “flamë mbarëbotërore”….BASHKËQYTETARË, vijoni të bëni kujdes për shëndetin tuaj…Ju lutem NA DËGJONI dhe zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona…JU DUAM ndaj edhe ju duhet të mirëvlersoni vështirësitë dhe sakrificat tona….SË BASHKU NE DO JA DALIM MBANË!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re