Fatoni është nga Gjilani i Kosovës. Në ditën e Kurban Bajramit ai ka vendosur të bëjë një gjest human për veteranët e luftës dhe për të gjithë nevojtarët që do të hynin në dyqanin e tij.

Fatoni është berber prej mëse 2 dekadash dhe ka qethur falas të pamundurit e veteranët e luftës së Kosovës, një gjest që e nisi fillimisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke agjëruar, për hir të familjes duke menduar diçka me bërë sevap, publikova thirrjen për të mirëpritur veteranët, njerëzit që s’kanë dhe invalidëd e luftës. Kanë ardhur njerëz të ushtrisë, UÇK-së, janë emocionuar kur u kam thënë që s’do të paguajnë. Kanë qenë shumë njerëz edhe në nevojë.”, u shpreh Fatoni në një intervistë për abc-në.

“Kanë qenë shumë persona që kanë ardhur. Kam edhe dy persona të tjerë që më ndihmojnë. Kam 22 vite që punoj. Vetë jam 39 vjeç. Kam nisur që në moshën 17 vjeçare që e kam nisur. Ma ka trashëguar djali i dajës. Më pëlqeu si zanat dhe tani kam 22 vite. Kam qenë 5 vite në Zvicër, prej vitit  2012 deri 2017 dhe kam mësuar se si të qeth me flakë. Në fillim kam nisur për ta praktikuar dhe më pas kam mësuar. Në Zvicër e kam shikuar këtë metodë. Është edhe një metodë me flakë që pastron dyllin e veshit.”-shtoi më tutje Fatoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re