Një tjetër gjest human është bërë nga forcat e policisë. Këtë e ka bërë patrulla e policisë në Fier e përbërë nga efektivët: Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci, Enkel Arapi.

Kjo patrullë u ka ardhur në ndihmë një çifti turistësh nga Italia të cilët kishin pësuar probleme me automjetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e re të Baypassit të Fierit. Efektivët e rrugore u shkuan në ndihmë çiftit makina e të cilëve rezultoi se nuk kishte vaj. Makina ishte me targa shqiptare të cilën turistet italian mund ta kenë marrë me qira. Në këtë mënyrë policia ka shkuar dhe ka blerë vajin përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan.

Makina ishte me targa shqiptare të cilën turistet italian mund ta kenë marrë me qira. Në këtë mënyrë policia ka shkuar dhe ka blerë vajin përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan.

E sigurisht nuk mund të ketë munguar një falenderim i madh nga
turistët italain që me shumë mundësi këtë histori do ta mbajnë mend për
kohë të gjata si një gjest human i bërë nga policia shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re