Ai është golashënuesi i parë në historinë e saj, i pari në asistime, i pari në paraqitje. Lojtari që e kapi për dore dhe e drejtoi si kapitenë dhe protagoniste absolute në pushtimin e Botërorit, Kupës së Amerikës dhe Finalissima. Lionel Messi është legjenda absolute e kombëtares argjentinase dhe te “Albiceleste” po përgatiten të vazhdojnë me një lëvizje fantastike për nder të tij.

Konkretisht, sipas presidentit të Federatës, Klaudio Tapia, kur “Pulga” të largohet nga kombëtarja, do të tërhiqet numri “10” për nder të tij përjetë.

“Kur Messi të tërhiqet nga kombëtarja, ne nuk do të lejojmë që dikush tjetër të mbajë numrin ’10’ pas tij. Ai numër “10” do të tërhiqet përgjithmonë për nder të tij. Është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha ai.

Messi me fanellën e vendit të tij numëron 180 paraqitje me 106 gola dhe 55 asistime, duke qenë i pari në çdo kategori, ndërsa me të ka arritur në dy finale të Kupës së Botës, nga të cilat në të fundit u kurorëzua kampion bote si MVP i turneut me shtatë gola dhe tre asistime. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re